Borussia Dortmundi po udhëheq 1:0 ndaj Dinamo Zagrebit në kryeqendrën kroate.
Golin për skuadrën gjermane e shënoi Jamie Gittens në minutën e 41-të.
Ka përfunduar pjesa e parë edhe në ndeshjet tjera të xhiros së pestë të Championsit.
Lille udhëheq 1:0 ndaj Bolognas në Itali, njëjtë si Club Brugge ndaj Celticut në Skoci.
Shakhtar Donetsku ka shënuar dy gola (2:0) ndaj PSV-së, kurse Monaco po e mposht 1:0 Benfican.
Gola nuk janë shënuar vetëm në pjesën e parë të ndeshjes Aston Villa – Juventus.
Fitore 3:0 e Dortmundit në “Maksimir”
Në stadiumin “Maksimir”, Dortmundi të mërkurën mbrëma ka fituar 3:0 ndaj Dinamos së Zagrebit.
Ndeshja i ka takuar xhiros së pestë të Ligës së Kampionëve.
Jamie Gittens në pjesën e parë dhe Ramy Bensebaini e Serhou Guirassy në pjesën e dytë, ishin realizator të golave të fitores.
Dortmundi ka 12 pikë në vendin e pestë, kurse Dinamo e Zagrebit ka shtatë pikë në vendin e 23-të.