Futboll

Dortmundi në krizë, mposhtet edhe nga Frankfurti

frankfurt

Borussia Dortmundi ka zhgënjyer sërish në Bundesligën gjermane.

Të premten mbrëma në kuadër të javës së 18-të, Dortmundi u mposht nga Eintracht Frankfurti me rezultatin 2:0.

Për Dortmundin kjo ishte ndeshja e tretë rresht që pëson disfatë.

Ndërsa për Frankfurtin ishte fitorja e tretë rresht.

Hugo Ekitike në minutën e 18-të realizoi për 1:0.

Goli i dytë u shënua nga Oscar Hojlund në minutën e 92-të.

Dortmundi ka 25 pikë dhe është në vendin e dhjetë.

Frankfurti ka 36 pikë në pozitën e tretë.