Dortmundi ka kaluar në epërsi 1:0 ndaj Real Madridit.
Në minutën e 30-të shënoi Donyell Malen.
VIDEO:
GOLLLL DE MALEN
— Jeff (@JeffFcb14) October 22, 2024
GOL DEL DORTMUND!!! pic.twitter.com/qqvo1PQZ3R
Real Madridi fiton superndeshjen me Dortmundin
Një ndeshje të nivelit të lartë kanë luajtur të martën mbrëma në “Santiago Bernabeu”, Real Madridi e Borussia Dortmundi.
Ishte kjo përsëritje e finales së Championsit të edicionit të kaluar. Dhe sërish fituan madrilenët.
Ndeshjen e xhiros së tretë të Ligës së Kampionëve, Madridi e fitoi 5:2.
Skuadra gjermane ishte në epërsi prej 2:0 pas pjesës së parë. Por as për së afërmi nuk ka mundur t’i rezistojë sulmit madrilen në pjesën e dytë.
Donyell Malen kaloi në epërsi 1:0 Dortmundin në minutën e 30-të. Menjëherë në minutën e 34-t, Mylen asistoi për Jamie Gittens që realizoi për 2:0 në të mirë të skuadrës gjermane.
Nuk vonoi shumë dhe Madridi goditi dy herë traversën në të njëjtin aksion. Por pa konkretizuar.
Me rezultatin 2:0 përfundoi pjesa e parë.
Pjesën e dytë skuadra e Carlo Ancelottit e nisi furishëm.
Antonio Ruediger shënoi në minutën e 60-të për të ngushtuar rezultatin në 2:1. Ishin shenjat e para të asaj që do të pasonte.
Vinicius Junior gjeti ritmin dhe barazoi në 2:2 në minutën e 62-të. Në minutën e 83-të për 3:2 shënoi Lucas Vazquez, me goditje të fortë nga zona. Vinicius Junior shënoi supergol në minutën e 86-të për 4:2. “Hat-trickun”, Viniciusi e kompletoi në minutën e 93-të për 5:2.
Për Madridin është fitorja e dytë në tri ndeshje të luajtura. Dortmundi ka pësuar humbjen e parë.
Madridi i pandalshëm, shënon Vinicius
Vinicius Junior ka shënuar për 4:2 në të mirë të Real Madridit në ndeshjen ndaj Dortmundit.
Superylli brazilian shënoi në minutën e 86-të. Ishte tjetër supergol i tij.
VIDEO:
4-2 Real Madrid.
— Football Report (@FootballReprt) October 22, 2024
VINÍCIUS JR WITH AN ABSOLUTELY INSANE GOAL !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! HE IS HIM !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!pic.twitter.com/DthvUVHiZX
Rikthim dramatik i Real Madridit, supergol i Vazquezit
Lucas Vazquez ka shënuar gol me goditje të fuqishme për të përmbysur rezultatin në ndeshjen Real Madrid – Dortmund.
Madridi prej minutës së 83-të udhëheq 3:2.
VIDEO:
pic.twitter.com/Yj9zeTqyA0 GOOL
— عَادل الشمَري . (@aac_il) October 22, 2024
Ndeshje e çmendur në Madrid, rezultati barazohet në 2:2
Real Madridi ka barazuar në 2:2 rezultatin në ndeshjen ndaj Dortmundit.
Vinicius Junior shënoi në minutën e 63-të.
Goli u pranua pas rishikimit të VAR-it.
VIDEO:
2-2 Real Madrid.
— Football Report (@FootballReprt) October 22, 2024
VINÍCIUS !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! OF COURSE IT'S HIM !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! THE UPCOMING BALLON D'OR WINNER HAS EQUALIZED !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!pic.twitter.com/QDIm0uKFQo
Rudiger kthen Madridin në lojë
Real Madridi ka ngushtuar në 2:1 rezultatin në ndeshjen ndaj Borussia Dortmundit.
Antonio Rudiger shënoi me goditje të fortë me kokë në minutën e 60-të. Kylian Mbappe bëri krosimin.
VIDEO:
RUDIGER GOAL!! WE'RE ALIVE pic.twitter.com/hCseaCbzYs
— Dr Yash (@YashRMFC) October 22, 2024
Real Madridi po shokohet nga Dortmundi
Borussia Dortmundi po udhëheq 2:0 ndaj Real Madridit në “Santiago Bernabeu”, pas pjesës së parë të ndeshjes së xhiros së tretë të Championsit.
Donyell Malen shënoi për 1:0 në minutën e 30-të, pas asistimit mjeshtëror të Serhou Guirassyt.
Vetëm katër minuta më pas, Malen bëri asistim të bukur për Jamie Gittens që shënoi për 2:0.
Nuk vonoi shumë dhe madrilenët goditën dy herë traversën në të njëjtin aksion, por pa realizuar.
Dortmundi shënon golin e dytë
Dortmundi ka shënuar golin e dytë ndaj Real Madridit në "Santiago Bernabeu".
Malen këtë herë asistoi kurse për 2:0 realizoi Bynoe-Gittens në minutën 34.
VIDEO:
GITTENS MARCA O SEGUNDO DO DORTMUND NO BERNABÉU!
— Curiosidades Europa (@CuriosidadesEU) October 22, 2024
REAL MADRID 0-2 DORTMUND!https://t.co/fGJbVzXG6k