Futboll

Dortmundi me vështirësi e mposht Sturm Grazin

Dortmund

Foto: Associated Press

Skuadra e Borussia Dortmundit ka shënuar fitore të vështirë 1:0 në shtëpi ndaj Sturm Grazit. Ndeshja i takoi javës së katërt të Championsit. 

Sulmuesi Donyell Malen në minutën e 86-të realizoi gol të bukur nga afërsia për rezultatin përfundimtar 1:0. 

Dortmundi ka tri fitore dhe një humbje. Ka nëntë pikë. Sturm Grazi i ka humbur të katër ndeshjet. 

Ndeshjen e ardhshme në Champions, Dortmundi e ka ndaj Dinamo Zagrebit më 27 nëntor. Më 27 nëntor luan edhe Sturm Grazi ndaj Gironas.

Lexo përditësimet tjera
Real Madrid - AC Milan

Liga e Kampionëve, xhiroja e katërt