Futboll

Dortmundi e nis me fitore paraqitjen në Ligën e Kampionëve

Dortmundi e nis me fitore paraqitjen në Ligën e Kampionëve

Me dy golat e Jamie Bynoe-Gittensit dhe një tjetër të Serhou Guirassyt, Borussia Dortmundi e ka fituar ndeshjen në udhëtim ndaj Club Brugget. Ndeshja përfundoi 3:0 në të mirë të gjermanëve, ndërsa i takoi xhiros së parë të Ligës së Kampionëve. 

Gittens shënoi golin e parë në minutën e 76-të, kurse të dytin në minutën e 86-të. Fitoren e thellë Dortmundi e vulosi në minutën e 95-të. Guirassy shënoi golin e tretë për gjermanët nga penalltia.

Ardon Jashari mbeti në stol te skuadra elitare e Belgjikës.

Dortmundi luan në shtëpi më 1 tetor kundër Celticut, kurse një ditë më vonë, Club Brugge luan ndaj Sturm Grazit në Austri.


Mbyllet pa gola pjesa e parë në Brugge

Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e ndeshjes që po luhet në Brugge, në mes të Club Brugget dhe Borussia Dortmundit. 

Ky takim po luhet në kuadër të xhiros së parë të fazës së Ligës së Championsit. 

Në stol te skuadra elitare e Belgjikës, është mesfushori shqiptar i Zvicrës, Ardon Jashari.