Dortmundi e ka dënuar skuadrën e Monchengladbachut për nëntë minuta në fundin e pjesës së parë, duke e shfrytëzuar reagimin e dobët të skuadrës mysafire.
Prej minutës së 41-të deri në minutën e pestë të shtesës në pjesën e parë, Dortmundi që ishte duke humbur nga minuta e 24-t kur shënoi Ko Itakura, i shënoi tri gola për rezultatin 3:1 pas 45 minutave të para të ndeshjes.
Serhou Guirassy, Felix Nmecha dhe Daniel Svensson, shënuan për golat e fitores për skuadrën “verdhezi”.
Kevin Stoger në minutën e 56-të e shënoi edhe një gol tjetër për Monchengladbachun.
Ndeshja e zhvilluar të dielën, i takoi xhiros së 30-të të Bundesligës.
Me këtë fitore, Dortmundi i afrohet zonës që dërgon në kupat evropiane për edicionin tjetër. Në Bundesligë kanë mbetur edhe katër xhiro.
Dortmundi ka 45 pikë në vendin e shtatë, aq sa ka edhe Werder Bremeni në pozitën e tetë.
Monchengladbachu është i nënti me 44 pikë.