Ndeshja ndërmjet Borussia Dortmundit dhe Werder Bremerit që ishte e vlefshme për xhiron e dytë në Bundesliga ka përfunduar pa gola.
Dortmundi nga minuta e 73-të e ndeshjes ishte me një futbollist më pak në fushë. Qendërmbrojtësi Nico Schlotterbeck u ndëshkua me karton të kuq.
Dortmundi në ndeshjen e parë të edicionit fitoi ndaj Eintracht Frankfurtit me rezultatin 2:0. Werder Bremeni nga ana tjetër ka dy barazime në po aq ndeshje të zhvilluara.
Dortmundi ndeshjen e radhës do ta ketë me Heidenheimin më 13 shtator. Werder Bremeni do të luajë kundër Mainzit më 15 shtator.