Futboll

Donnarumma pëson lëndim të rëndë

Donnarumma

Portieri i Paris Saint-Germainit, Gianluigi Donnarumma, ka pësuar lëndim të rëndë në ndeshjen derbi Monaco – PSG. 

Donnarumma është dashur të zëvendësohej në minutën e 22-t, pas ndërhyrjes që ia bëri mbrojtësi i Monacos, Wilfried Singo. 

Singo nuk u ndëshkua me të kuq. 

Ai tentoi të realizonte në portën e portierit italian, por nuk e qëlloi topin mirë, ndërsa më pas e goditi në fytyrë Donnarumman, që është gjakosur menjëherë. 

PSG-ja është duke e fituar derbin në udhëtim te Monaco 1:0. 

Pjesa e parë u mbyll me golin e shënuar nga Desire Doue, në minutën e 24-t.

VIDEO:

 

PSG-ja fiton derbin me Monacon, lëndohet Donnarumma

4 muaj më parë / 18 dhj 2024 23:11
PSG

Portieri i Paris Saint-Germainit, Gianluigi Donnarumma, ka pësuar lëndim të rëndë në minutën e 22-të, në fitoren që skuadra e tij e realizoi në udhëtim te Monaco. 

PSG-ja fitoi 4:2 në ndeshjen derbi të xhiros së 16-të në Francë. 

Dy minuta pas largimit të Donnarummas, Desire Doue e kaloi PSG-në në epërsi. 

Monaco u kundërpërgjigj me dy gola të shpejtë në pjesën e dytë. 

Eliesse Ben Seghir në minutën e 53-të nga penalltia dhe Breel Embolo në minutën e 60-të, shënuan për 2:1. 

Ousmane Dembele katër minuta më pas, Goncalo Ramos në minutën e 83-të dhe Dembele sërish në minutën e 97-të, shënuan për fitoren e parisienëve. 

PSG-ja marshon drejt një titulli të ri në Ligue 1 të Francës. 

Prinë në tabelë me 40 pikë, dhjetë më shumë se Monaco e vendit të tretë. 

30 pikë i ka edhe Marseille në vendin e dytë, por me një ndeshje më pak të luajtur.