Futboll

Parisi dominon, Liverpooli fiton

Harvey Elliott

(E përditësuar) - Paris Saint-Germaini ka dominuar plotësisht në ndeshjen ndaj Liverpoolit, të zhvilluar të mërkurën mbrëma në “Parkun e Princave”. Por fitues nga ndeshja doli Liverpooli.

Liverpooli e fitoi 1:0 ndeshjen e parë të një të tetës së finales në Champions.

Rezervisti Harvey Elliott e vendosi sfidën. Ai shënoi golin në minutën e 87-të, vetëm një minutë pas aktivizimit. Darëin Nunez, një tjetër rezervist, asistoi.

Parisienët kanë dominuar në fushë dhe kanë rreshtuar rastet. Khvicha Kvaratskhelias iu anulua një gol në pjesën e parë për pozitë jashtë loje.

Në shumë raste tjera skuadrën e Liverpoolit e shpëtoi portieri Alisson Becker. Ai bëri pritje fenomenale për ta mbajtur ekipin anglez në lojë. Dhe në fund zëvendësimet e bëra nga Arne Slot e vendosën sfidën shumë të vështirë për Liverpoolin.


Parisi dominon, Liverpooli shënon gol

Liverpooli ka kaluar në epërsi 1:0 ndaj Parisit.

Në minutën e 87-të shënoi Harvey Elliot.

Ai hyri në lojë në minutën e 86-të dhe në aksionin e parë e kaloi në epërsi Liverpoolin.


Alisson Becker shpëton Liverpoolin

 Parisi ka dominuar plotësisht në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Liverpoolit.

Rezultati megjithatë mbetet 0:0. 

Kjo është kryesisht meritë e portierit të Liverpoolit, Alisson Becker, që bëri disa pritje vendimtare në 45 minutat e parë të takimit në “Parkun e Princave”.


Dominim i plotë i Parisit ndaj Liverpoolit

PSG-ja po dominon plotësisht ndaj Liverpoolit në ndeshjen e parë të një të tetës së finales në Champions.

Parisienëve u është anuluar një gol për ofsajd, por sulmet e tyre vazhdojnë.

Rezultati megjithatë mbetet 0:0 pas gjysmë ore lojë.