Futboll

Djali i Zidanet pensionohet në moshën 29-vjeçare

Djali i Zidanet pensionohet në moshën 29-vjeçare

Djali i legjendës Zinedine Zidane, Enzo, ka vendosur t’i jap fund karrierës si futbollist në moshën 29-vjeçare. 

Enzo është zhvilluar te Real Madridi, kurse ishte më pas te skuadra si Alaves, Lausanne-Sport, Rayo Majadahonda, Aves, Almeria, Rodez dhe së fundi te Fuenlabrada.

Me skuadrën e fundit u paraqit në kategorinë e tretë spanjolle.

Sipas njoftimeve, Enzo Zidane ka vendosur të fokusohet në investime. “AS” ka shkruar se Enzo është mërzitur nga futbolli.

Me Real Madridin, Enzo e kishte vetëm një paraqitje.