Futboll

Dinamo nuk ia vazhdon kontratën Selmanit

Astrit Selmani, Dinamo Bukureshti

Astrit Selmani, Dinamo Bukureshti

Astrit Selmani pritet të largohet nga Dinamo Bukureshti gjatë verës. Sulmuesit kosovar nuk do t’i vazhdohet kontrata nga skuadra rumune, shkruan “sport.ro” të martën.

Selmani iu bashkua si lojtar i lirë Dinamos në muajin shkurt. Ai ishte pa skuadër prej gushtit të vitit të kaluar. Selmani do të largohet pa lënë gjurmë në skuadrën rumune. 27-vjeçari ka shënuar vetëm një gol në dhjetë ndeshje me fanellën e Dinamo Bukureshtit.

Ai për Kosovën ka luajtur pesë ndeshje dhe ka një gol të shënuar.