Dinamo Zagrebi ishte duke udhëhequr 2:0, por megjithatë nuk shënoi fitore ndaj Monacos. Të mërkurën mbrëma në “Maksimir” të Zagrebit, Dinamo e Monaco luajtën 2:2 në kuadër të xhiros së dytë të Ligës së Kampionëve.
Kampionia kroate kaloi në epërsi 1:0 në minutat shtesë të pjesës së parë, kur realizoi Petar Suçiq. Në minutën e 66-të për 2:0 shënoi Martin Baturina.
Por skuadra nga Ligue 1 e Francës iu doli të kthehet.
Mohammed Salisu shënoi për 2:1 në minutën e 74-t. Ndërkohë Denis Zakaria realizoi penallti në minutën e 89-të për 2:2.
Arijan Ademi startoi te Dinamo dhe luajti deri në minutën e 63-të. Arbër Hoxha qëndroi në stol.
Dinamo në xhiron e parë ishte shkatërruar 9:2 nga Bayerni.
Monaco në xhiron e parë kishte fituar 2:1 ndaj Barcelonës.