Sulmuesi i krahut, Luis Diaz, është njëri prej futbollistëve më në formë këtë edicion te skuadra e Liverpoolit. Por ai gjatë verës mund të largohet nga Liverpooli, ka raportuar të dielën “One Football”.
Diaz do të ishte shumë i lumtur në rast të transferimit te gjiganti katalunas, Barcelona.
Babai i Diazit kishte deklaruar se Barcelona është skuadra që 28-vjeçari Diaz e ka admiruar nga fëmijëria.
Reprezentuesi i Kolumbisë, Diaz, te Liverpooli u transferua në vitin 2022 nga Porto për 53 milionë euro.
Ai në 41 ndeshjet e zhvilluara deri më tani në të gjitha garat ka kontribuar me 13 gola dhe pesë asistime.