Futboll

Di Gregorio zyrtarizohet te Juventusi

Michele Di Gregorio

Juventusi e ka zyrtarizuar portierin Michele Di Gregorio nga Monza të premten pasdite, pasi i kreu me sukses testet mjekësore.

Portieri italian do të jetë nën urdhrat e trajnerit të ri Thiago Motta.

Ai është huazuar fillimisht për 4 milionë euro, me obligim blerjeje në fund të edicionit për 14 milionë euro. I gjithë transferimi i tij do t’i kushtojë Juventusit rreth 18 milionë euro.

Di Gregorio, herën e fundit me Monzan luajti në “Allianz Stadium”, që tani do të jetë shtëpia e tij e re.

“Michele i bashkohet Juventusit si portieri më i mirë i edicionit të kaluar në Serie A”, ka shkruar ndër të tjera Juventusi.

Di Gregorio pati 127 pritje në 33 paraqitje me Monzan.