Mbrojtësi Sergino Dest ka folur për kohën që e kaloi te skuadra e Barcelonës nën drejtimin e trajnerit Xavi Hernandez. 23-vjeçari deklaroi se Xavi nuk ishte i sinqertë me të dhe nuk i dha mundësinë për ta dëshmuar veten te Barça.
“Xavi nuk ishte i sinqertë me mua. Në verë, para se të shkoja në pushime më tha: po llogaris në ty, mos dëgjo mediat. Pastaj kur u ktheva nga pushimet më tha: në rregull, duhet të shkosh. Gjërat shkuan mirë në nivel individual. Por në fund unë isha i ri këtu, shokët nuk më njihnin. Stili im është të rrezikoj me topin, por më kërkuan të luaja ndryshe”, ka thënë Dest në një intervistë për “Diario Sport”.
Dest u transferua te Barcelona në vitin 2020. Më pas ai u huazua te Milani dhe PSV Eindhoveni. Te klubi holandez u transferua si futbollistë i lirë në afatin kalimtar të verës. Dest është i lindur në Holandë por i ka 33 paraqitje me SHBA-në.