Ka dështuar përfundimisht transferimi i sulmuesit shqiptar, Armando Broja nga Chelsea tek Ipswich Town, shkruan “The Athletic” të enjten.
“Janë mbyllur bisedimet mes Chelseat dhe Ipswich Townit. Mbetet një mundësi tjetër deri të premten, por ka shumë gjasa që ai të mbetet në Chelsea dhe të rikuperohet nga lëndimi i këmbës që iu shfaq gjatë testeve mjekësore. Situata e tij do të rishikohet në janar”, shkruan sajti britanik.
22-vjeçari nuk ka stërvitur me ekipin e parë që kur u kthye nga turneu në fillim të muajit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Këtë muaj është raportuar në Britani se marrëveshja fillestare ishte që Broja të huazohej nga Chelsea me detyrim blerjeje 30 milionë euro nëse Ipswichi do të mbetej pjesë e Premier Leagues. Por tashmë bisedimet janë mbyllur dhe Broja pritet të mbetet të paktën deri në janar pjesë e Chelseat.