Manchester Unitedi pati epërsi prej dy golave, por në fund mori vetëm një pikë nga udhëtimi i vështirë te Porto.
Porto e Unitedi barazuan 3:3 të enjten mbrëma, në ndeshjen e xhiros së dytë të Ligës së Evropës.
Marcus Rashford dhe Rasmus Hojlund shënuan brenda 20 minutave, por ishin golat e Pepes dhe Samu Aghehowas që i barazuan shifrat në 2:2.
Aghehowa shënoi edhe një herë tjetër në minutën e 50-të për 3:2.
Nga minuta e 81-të, Unitedi luajti pa kapitenin Bruno Fernandes që u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Një pikë skuadrës së madhe angleze ia siguroi qendërmbrojtësi Harry Maguire, pas golit të shënuar në minutën e parë të kohës shtesë.
Fitore në ndeshjet e dyta të orarit prej orës 21:00 shënuan Athletic Bilbao, Eintracht Frankfurti, Elfsborgu, FCSB-ja e Lyoni.
Baras përfunduan ndeshjet Vitoria Plzen – Ludogorets, Royale Union – Bodo/Glimt dhe Tëente Fenerbahçe.