Real Madridi dhe Atletio Madridi do të hapin kaptinë të re sa u përket ndeshjeve evropiane mes tyre.
Nëntë herë këto dy skuadra janë takuar në Ligën e Kampionëve dhe një herë tjetër në Superkupën e Evropës.
Tani do të ketë tjetër përballje të zjarrtë të derbit madrilen, në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.
Për herë të parë në garën elitare evropiane për klube, këto dy skuadra janë takuar në gjysmëfinalet e edicionit 1958/59, ku triumfues kishte dalë Real Madridi.
Real Madridi e kishte fituar edhe finalen e edicionit 2013/14, 4:1. Ky ballafaqim ishte zhvilluar në Lisbonë të Portugalisë, ndërsa goli i Sergio Ramosit me kokë në minutat shtesë, e kishe dërguar ndeshjen në vazhdime.
Reali ishte më i suksesshëm se Atletico edhe në çerekfinale të edicionit 2014/15, pasi në ndeshjen kthyese kishte fituar 1:0. Ballafaqimi i parë ishte mbyllur pa gola.
Tjetër finale ndaj Atleticos, Reali kishte fituar edhe në edicionin 2015/16, pas ekzekutimit të penalltive, 5:3. Koha e rregullt dhe vazhdimet ishin mbyllur 1:1.
Reali nuk kishte gabuar ndaj Atleticos as në gjysmëfinalet e “Championsit” në edicionin 2016/17. 3:0 ishte mbyllur ndeshja e parë në “Bernabeu”, ndërsa në udhëtim, Reali ishte mposhtur 2:1, por nuk i kishte mjaftuar skuadrës së drejtuar nga Diego Simeone për të avancuar tutje.
Triumfi i vetëm i Atleticos ndaj Realit në garën për trofe evropian, ishte ai i Superkupës së Evropës në vitin 2018.
Atletico kishte fituar 4:2 ndaj Real Madridit në vazhdime.
Reali ishte fitues i Ligës së Kampionëve, kurse Atletico i Ligës së Evropës.