Futboll

Derbi i jashtëzakonshëm mes Cityt dhe Arsenalit përfundon baras

Arsenali dhe Manchester City

John Stones ka shënuar gol në minutën e 98-të për të shmangur humbjen e Manchester Cityt nga Arsenali. Derbi i madh i Premier Leagues u zhvillua të dielën mbrëma në “Etihad”.

Arsenali luajti gjithë pjesën e dytë me një lojtar më pak në fushë. City nuk ndali sulmet dhe golin e barazimit e shënoi vetëm në minutën e 98-të. Stones goditi saktë nga zona për pikën e madhe të kampionit në fuqi.

Erling Haaland kaloi në epërsi 1:0 Manchester Cityn që në minutën e nëntë të ndeshjes. Për Haalandin ishte goli i 100-të për kampionin anglez.

Riccardo Calafiori shënoi gol të bukur për 1:1, në minutën e 22-të.

Më pas, në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, Arsenali kaloi në epërsi 2:1, me golin e mbrojtësit Gabriel.

Në minutën e tetë shtesë të pjesës së parë, Leandro Trossard i Arsenalit mori kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua.

Në pjesën e dytë City nuk ndali sulmet, por pa gjetur golin e barazimit deri në minutën e tetë shtesë. Lojtarët e Arsenalit luftuan shumë, por megjithatë u zbrapsën në fund.

Fundi i ndeshjes ishte i tensionuar.

Ndeshja i takoi xhiros së pestë.

City është lider me 13 pikë. Arsenali është i katërti me 11 pikë.