Futboll

Depay kthehet te Holanda për duelin ndaj Spanjës

depay

Sulmuesi Memphis Depay është kthyer te skuadra e Holandës për herë të parë që prej përfundimit të Kampionatit Evropian që u zhvillua vitin e kaluar. 

Përzgjedhësi Ronald Koeman e përfshiu atë në listën e publikuar të premten, për ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kombeve ndaj Spanjës. 

Depay u përcoll nga Koeman muajin e kaluar, teksa luante me Corinthiansin. 

31-vjeçari ishte pa klub pasi kontrata me Atletico Madridin skadoi në fundin e sezonit të kaluar, ndërsa u kthye në fushën e gjelbër në muajin tetor. 

Ai ka shënuar dy herë në 12 paraqitje në Brazil. 

Me Holandën i ka 46 gola të shënuar në 98 ndeshje të luajtura. 

Ka vetëm katër gola më pak se Robin van Persie, që është golashënuesi më i mirë i Përfaqësueses së Holandës. 

Te Holanda mungojnë Nathan Ake dhe Stefan de Vrij shkaku i lëndimeve, ndërsa është ftuar mbrojtësi i Manchester Unitedit, Matthijs de Ligt.