Sulmuesi i Real Madridit Vinicius Junior në edicionin 2022/2023 në La Liga në ndeshjen ndaj Valencias ishte përballur me ofendime raciste nga tre tifozë. Të hënën La Liga ka njoftuar se Gjykata e Valencias ka vendosur një dënim me tetë muaj burg për tre tifozët që u identifikuan si autorë të fyerjeve raciste ndaj brazilianit.
Atyre do tu ndalohet edhe hyrja në një stadium futbolli në Spanjë për dy vitet e ardhshme, si dhe do të paguajnë shpenzimet e procedurave ligjore.
Presidenti i La Ligas, Javier Tebas i është gëzuar vendimit në lidhje me luftën kundër racizmit në Spanjë.
“Ky vendim është një lajm i mrekullueshëm në lidhje me luftën kundër racizmit në Spanjë, pasi korrigjon të keqen e vuajtur nga Vinicius Junior, dhe dërgon një mesazh të qartë për ata njerëz që shkojnë në një stadium futbolli për të dhunuar.
Unë e kuptoj se mund të ketë pak zhgënjim në kohëzgjatjen që duhet për të dhënë këto dënime, por kjo tregon se Spanja është një vend që garanton integritetin gjyqësor”, u shpreh Tebas.