Mosha 34-vjeçare është ideale për sulmuesin e Paris Saint-Germainit, Ousmane Dembele, që të pensionohet nga futbolli aktiv.
Gjatë një interviste për “Marca”, Dembele bërë të ditur se pas përfundimit të karrierës futbollistike dëshiron që të merret me pasuri të paluajtshme.
“Dua të dal në pension në moshën 34-vjeçare. Më pas, dua të futem në biznesin me pasuri të paluajtshme në Afrikë dhe në Francë”, ka deklaruar 27-vjeçari.
Francezi Dembele në 13 ndeshje të luajtura në të gjitha garat këtë edicion me Parisin ka shënuar pesë gola dhe ka bërë shtatë asistime.
Me PSG-në ka kontratë deri në verën e vitit 2028.
Ai u largua në vitin 2023 nga Barcelona për 50 milionë euro për t’u transferuar te gjiganti francez.