Mesfushori defensiv, Vesel Demaku, të shtunën me Altachun do të luajnë kundër Sturm Grazit në kuadër të xhiros së 15-të të elitës së futbollit austriak.
Demaku të enjten ishte i pranishëm në konferencën për shtyp dhe përveç ndeshjes ku pret rezultat pozitiv, ka folur edhe për Përfaqësuesen e Kosovës.
Si lojtar i ri i Kosovës, Demaku u prezantua nga Federata e Futbollit e Kosovës më 28 tetor.
Ai theksoi të enjten se ky vendim ka qenë personal.
“Janë dy shtete të zemrës”, ka thënë Demaku, që ka 15 paraqitje me Austrinë U21. Ai ka luajtur edhe për grupmoshat e tjera të austriakëve.
Por, vendimin për ta përfaqësuar Kosovën, thotë Demaku, nuk e ka bërë se i ka shanset më të mira për të luajtur.
“Duhet të punojë fort dhe nëse jam i mirë mjaftueshëm, do të ftohem. Në skuadrën e Kosovës ka konkurrencë dhe lojtarë të njohur”, ka deklaruar Demaku.
Demaku dhe Altachu pas 14 ndeshjeve të luajtura kanë vetëm nëntë pikë dhe janë në vendin e fundit në tabelë.