Futboll

Dellova prezantohet te CSKA Sofia

Lumbardh Dellova

Qendërmbrojtësi Lumbardh Delloa është prezantuar të mërkurën te skuadra e madhe bullgare, CSKA Sofia. 

Dellova u transferua te ekipi më i suksesshëm bullgar nga skuadra e Ballkanit. 

Dellova ishte anëtar i suharekasve kur skuadra shkroi historinë. 

E fitoi tri herë rresht titullin në Superligën e Kosovës, ndërsa luajti edhe në fazën grupore të Ligës së Konferencës. 

25-vjeçari Dellova me Ballkanin e ka fituar edhe Kupën dhe Superkupën e Kosovës. 

Ai në Kosovë titullin e fitoi edhe me Prishtinën, ndërsa me Hajdukun e Splitit e ka fituar Kupën e Kroacisë. 

Vitin e kaluar u zgjodh futbollisti i vitit nga Federata e Futbollit e Kosovës. 

Dellova tetë paraqitje i ka edhe me fanellën e Kosovës, ndërsa është vlerësuar si njëri prej më të mirëve në elitën e futbollit kosovar. 

Dellova, siç njofton klubi bullgar, do t’i bashkohet skuadrës menjëherë në fazën përgatitore në Bansko.

“Ta kem mundësinë të luajë për klubin më të madh në Bullgari, është nder dhe përgjegjësi për mua. Do të bëj gjithçka për t’i përmbushur kërkesat e klubit, për t’i gëzuar tifozët dhe për të arritur sa më shumë suksese”, ka thënë Dellova për faqen zyrtare të klubit. 

CSKA Sofia është skuadra më e suksesshme bullgare me 31 tituj të fituar. 

Për herën e fundit triumfoi në edicionin 2007/08. 

Suksesin më të madh në Kupën Evropiane e arriti në edicionin 1981/82, kur avancoi deri në gjysmëfinale.