Futboll

Deco lavdëron Lewandowskin

Deco

Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, të premten ka folur fjalë të mëdha për sulmuesin polak, Robert Lewandowski. 

Sipas Decos, Lewandowski është një nga sulmuesit më të mirë në historinë e futbollit. 

“Robert Lewandowski është shembull për të gjithë botën. Ai është një nga sulmuesit më të mirë në historinë e futbollit dhe nga ata që kanë kaluar te Barça. Ai po shënon gola, është i lumtur me ekipin dhe është i lumtur te Barcelona”, ka thënë Deco. 

Lewandowski është pjesë e Barcelonës nga viti 2022. 

36-vjeçari, në 99 ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat me fanellën e Barcelonës, ka shënuar 63 gola dhe ka bërë 18 asistime.