Futboll

De la Fuente vazhdon me Spanjën edhe për tri vjet

Luis de la Fuente

Federata spanjolle e futbollit të hënën ka njoftuar për rinovimin e kontratës së përzgjedhësit Luis de la Fuente.

Luis de la Fuente do të jetë në krye të përfaqësueses së Spanjës deri në vitin 2028.

63-vjeçari De la Fuente e udhëhoqi Spanjën drejt triumfit në Evropianin “Gjermania 2024”.

Drejtimin e Spanjës e mori në verën e vitit 2023.

Deri më tani e ka udhëhequr përfaqësuesen në 27 ndeshje duke regjistruar 23 fitore, dy barazime dhe dy humbje.

De la Fuente e drejtoi Spanjën edhe për një periudhë të shkurtër, nga qershori i vitit 2021 deri në muajin gusht të atij viti.

Po ashtu ka qenë selektor i grupmoshave të reja të Spanjës.