Mesfushori, Frenkie De Jong do t’i mungojë skuadrës së Barcelonës në gjashtë ndeshjet e mbetura në La Liga, shkruan të hënën mediumi spanjoll “ESPN”.
Mësohet se holandezi të dielën ka pësuar një lëndim në kyçin e këmbës në ndeshjen ndaj Real Madridit.
Ai u largua nga sfida me barelë pas një ndërhyrjeje të Valverdës.
26-vjeçari pritet të jetë gati për Holandën në Evropianin e këtij viti që do të mbahet në Gjermani.
De Jong me fanellën e gjigantit spanjoll këtë edicion në të gjitha garat ka shënuar dy gola.