Mesfushori i Manchester Cityt, Kevin de Bruyne, ka shkëlqyer të premten mbrëma për Belgjikën në Debrecen të Hungarisë, në duelin kundër Izraelit.
Belgët fituan 3:1 në ndeshjen e parë të Grupit 2 të Ligës A të Ligës së Kombeve.
De Bruyne shënoi për 1:0 në minutën e 21-të, ndërsa shifrat u barazuan në minutën e 36-të pas autogolit të mbrojtësit Timothy Castagne.
Youri Tielemans në minutën e 48-të dhe De Bruyne me golin nga penalltia e vendosën sfidën.
Lois Openda e pati shansin të shënonte nga penalltia në minutën e 56-të, por dështoi.
Më 9 shtator, Belgjika luan në udhëtim te Franca, kurse Izraeli e pret Italinë.