Futboll

David: Ëndërroj të luaj për Barcelonën

Jonathan David

Ëndrra e sulmuesit të Lille, Jonathan David, është të luajë për skuadrën e Barcelonës. 

Kanadezi David në një intervistë për “The Athletic” deklaroi se Barça është skuadra të cilën e ka shikuar duke u rritur. 

“Barcelona është skuadra që e kam shikuar që nga fëmijëria. Është ëndërr të luash për Barçën”, ka thënë David. 

Kontrata me Lillen, sulmuesit kanadez i përfundon në verën e vitit të ardhshëm.

Mësohet se Davidi nuk do ta rinovojë kontratën me klubin francez. 

Davidi së bashku me sulmuesin e Kosovës, Edon Zhegrova, janë shumë të rëndësishëm te Lille. 
24-vjeçari David në 19 ndeshje të luajtura këtë edicion në të gjitha garat ka shënuar 13 gola dhe ka bërë dy asistime.