Interi ka njoftuar të enjten se Matteo Darmian ka pësuar lëndim muskulor në këmbën e djathtë dhe pritet të mungojë për kohë të gjatë.
Mbrojtësi i krahut të djathtë u lëndua në pjesën e parë të çerekfinales së Kupës së Italisë ndaj Lazios të martën.
“Matteo Darmian ka bërë teste mjekësore të enjten në mëngjes. Testet kanë treguar se ai ka lëndim muskulor në këmbën e djathtë. Gjendja e tij do të rivlerësohet sërish në javën e ardhshme”, ka shkruar Interi.
Ndërkohë, “Sky Sport Italia” ka njoftuar se Darmiani do të mungojë në të gjitha ballafaqimet që Interi do t’i zhvillojë para ndeshjeve të përfaqësueseve në muajin mars.
“Nerazzurrët” këtë të shtunë do të luajnë në “Stadio Maradona” të Napolit.
Lajmi i mirë për trajnerin Simone Inzaghi është se Marcus Thuram, pritet të kthehet në formacionin titullar, pas lëndimit që kishte.