Futboll

Danimarka fiton ndaj Zvicrës, Xhaka përjashtohet nga loja

granit xhaka

Granit Xhaka ishte kapiten i Zvicrës në ndeshjen e parë të Grupit 4 të Ligës A të Ligës së Kombeve. 

Por, u përjashtua nga loja në pjesën e dytë, ndërsa Zvicra u mposht në udhëtim te Danimarka, 2:0. 

Ishte ndeshja e parë pa Xherdan Shaqirin që u pensionua nga përfaqësuesja helvetike. 

Nico Elvedi në minutën e 50-të u përjashtua te Zvicra fillimisht, direkt me të kuq. 

Patrick Dorgu shënoi për 1:0 në minutën e 82-të, kurse Xhaka u përjashtua tre minuta para fundit, pas kartonit të dytë të verdhë. 

Pierre-Emile Hojbjerg në minutën e dytë të shtesës realizoi për 2:0. 

Uran Bislimi ishte në bankën rezervë te helvetikët në këtë ndeshje. 

Në ndeshjen tjetër të grupit, Spanja barazoi pa gola në udhëtim te Serbia.