Futboll

Danimarka fiton miqësoren ndaj Suedisë

Danimarka - Christian Eriksen

Danimarka e ka fituar ndeshjen miqësore përballë Suedisë të mërkurën. 

Ndeshjen e cila u zhvillua në Kopenhagë, danezët e fituan me rezultatin 2:1. 

Herët në minutën e dytë, Danimarka shëoi golin e parë. Pierre-Emile Hojbjerg shënoi në minutën e 2-të.

Por festa zgjati shkurt. Në minutën e nëntë suedezët barazuan shifrat në 1:1. 

Golashënues ishte sulmuesi Alexander Isak. 

Fitoren danezëve ia siguroi mesfushori i Manchester Unitedit, Christian Eriksen. Ai realizoi golin e fitores në minutën e 86-të.