Trajneri Armend Dallku është suspenduar me dy ndeshje nga Komisioni Disiplinor dhe Etikës i Federatës së Futbollit të Kosovës për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen 2 Korriku – Vushtrria, që i takoi Ligës së Parë të Kosovës në futboll.
Dallku e drejton Vushtrrinë, ndërsa në minutën e 75-të të kësaj ndeshjeje me inicim të gjyqtarit të katërt u ndëshkua me karton të verdhë për shkak të protestave. Kjo nuk ishte e tëra. Siç shkruan në raportin e ndeshjes, Dallku, ka hyrë hyr në fushë ”u afrua në drejtim të gjyqtarit kryesor, me ofendime e sharje, për çka u ndëshkua me karton të kuq direkt”, shkruan në vendimin e Komisionit Disiplinor dhe Etikës të FFK_së, të publikuar të enjten.
Bernard Karica i Ballkanit po ashtu është suspenduar me dy ndeshje. Janë marrë edhe disa vendime tjera.