Futboll

Daku starton te Shqipëria

Daku

Mirlind Daku do ta udhëheqë sulmin e Shqipërisë për ndeshjen e Ligës së Kombeve kundër Çekisë në Pragë.

Daku do të ndihmohet nga Nedim Bajrami e Jasir Asani.

Në mesfushë luan Ylber Ramadani, Qazim Laçi e Kristjan Asllani.

Kapiteni Elseid Hysaj do të luajë si mbrojtës i djathtë, kurse në qendër luan Marash Kumbulla e Ardian Ismajli. Në të majtë paraqitet Mario Mitaj.

Në portë është Thomas Strakosha.

Ndeshja nis në orën 20:45. 

Pas dy ndeshjeve, të dyja kombëtaret kanë nga tre pikë. Në grup janë edhe Gjeorgjia e Ukraina.