Futboll

Daku shënon tjetër gol në Rusi

Mirlind Daku

Mirlind Daku e ka shënuar golin e gjashtë në edicionin aktual në Rusi, krahas tri asistimeve.

Sulmuesi i Shqipërisë të shtunën mbrëma me Rubin Kazanin fitoi përballë Akhmat Groznyt, 2:0.

Daku shënoi në minutën e parë të kohës shtesë.

Marvin Çuni nuk u inkuadrua në këtë ballafaqim.

Rubin Kazani ka 15 pikë në 11 ndeshje të luajtura dhe zë vendin e shtatë.

Akhmat Grozny është i fundit me gjashtë pikë.

VIDEO: