Sulmuesi Mirlind Daku ka shënuar tjetër gol në kampionatin e Rusisë.
Të hënën, Daku shënoi golin e vetëm për Rubin Kazanin që luajti 1:1 me Uralin.
Ndeshja i takoi xhiros së 26-të të kampionatit rus.
Daku shënoi për 1:0 në minutën e 43-të. Ai ka dy gola e dy asistime në tri ndeshjet e fundit. Gjithsej i ka shtatë gola e katër asistime në 24 paraqitje në kampionatin e Rusisë.
Rubin Kazani është i nënti me 37 pikë.
Daku u shpall më i miri i ndeshjes.