Futboll

Daku shënon dy gola dhe përjashtohet me të kuq

Mirlind Daku

Sulmuesi i Shqipërisë, Mirlind Daku, ishte vendimtar të dielën në fitoren e Rubin Kazanit.

Rubin Kazani e mposhti në shtëpi Spartak Moskën me rezultatin 2:1.

Kjo ndeshje i takoi javës së 20-të të elitës së futbollit rus.

Të dy golat e Rubinit i realizoi Daku, por ai ishte i pafat pasi u ndëshkua edhe me karton të kuq.

Daku në minutën e shtatë e shënoi golin e parë kurse për 2:0 realizoi në minutën e 28-të.

Goli i parë i Dakut [VIDEO]:

 

Fillimisht qendërsulmuesi Daku u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 28-të dhe më pas në minutën e 75-të u ndëshkua edhe me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja.

Goli i dytë i Dakut [VIDEO]:

 

27-vjeçari Daku në 21 ndeshjet e zhvilluara ketë edicion ka 11 gola dhe gjashtë asistime.

Dardan Shabanhaxhaj te vendësit luajti deri në minutën e 81-të dhe u zëvendësua me Marvin Çunin.

Rubin Kazani ka 29 pikë në vendin e tetë.

Spartak Moska renditet në pozitën e tretë me 40 pikë.


Daku shënon gol në Rusi

Sulmuesi Mirlind Daku ka shënuar gol në kampionatin rus.

Ai e kaloi në epërsi 1:0 Rubin Kazanin në ndeshjen që po zhvillohet ndaj Spartak Moskës.

Daku shënoi që në minutën e tetë të ndeshjes.