Futboll

Daku shënon e asiston në fitoren e Rubin Kazanit

Mirlind Daku

Mirlind Daku me fanellën e Rubin Kazanit

Mirlind Daku ka shënuar e ka asistuar të mërkurën në mbrëmje në fitoren e Rubin Kazanit në udhëtim te Zeniti.

Ndeshjen e xhiros së 21-të të elitës së futbollit të Rusisë, Rubin Kazani e fitoi me rezultatin 2:0.

Daku në minutën e 50-të e plasoi bukur topin nga zona për 1:0.

Në minutën e 67-të, në mënyrë akrobatike e dërgoi topin te bjellorusi Aleksandr Martynovich, që shënoi për 2:0.

Daku në kampionatin rus aktualisht ka gjashtë gola të realizuar e katër asistime.

26-vjeçari e kompletoi ndeshjen, kurse Dardan Shabanhaxhaj ishte në bankën rezervë te Rubin Kazani, që ka 36 pikë në vendin e tetë.

Zeniti lider ka 50 pikë.