Futboll

Daku shënon dhe asiston në disfatën e Rubin Kazanit

Mirlind Daku

Sulmuesi i Shqipërisë, Mirlind Daku, pati tjetër paraqitje të mirë në elitën e futbollit të Rusisë me Rubin Kazanin.

Ai të shtunën shënoi e asistoi, por skuadra e tij u mposht në shtëpi nga Khimki me rezultatin 3:2, në javën e tretë të elitës së futbollit rus. Daku e shënoi golin e parë të Kazanit në minutën e 45-të nga penalltia. Ai asistoi edhe në golin për 2:1, të cilin e realizoi mesfushori austriak Aleksandar Jukic, në minutën e 65-të. Daku e kompletoi ndeshjen. Për 26-vjeçarin ky është goli i dytë në tri ndeshje të zhvilluara. Ka kontribuar edhe me dy asistime.