Futboll

Daku e mbyll me gol sezonin në Rusi

Mirlind Daku

Sulmuesi i Shqipërisë Mirlind Daku e ka shënuar golin e dhjetë dhe të fundit këtë edicion në elitën e futbollit rus.

Daku shënoi gol në barazimin 1:1 të Rubin Kazanit që arriti të shtunën ndaj Sochit. Ai e shënoi golin e parë në ndeshje në minutën e 22-të.

Skuadra e Sochit e barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 87-të.

Rubin Kazani e ka përmbyllur këtë edicion në vendin e tetë me 42 pikë, ndërsa Sochi ka përfunduar në vend të fundit në tabelë me 24 pikë.

VIDEO: