Asistimi i qendërsulmuesit Mirlind Daku nuk i ka mjaftuar të dielën skuadrës së Rubin Kazanit.
Rubini u mposht në udhëtim nga Dynamo Moska me rezultatin, 3:1.
Kjo ndeshje i takoi xhiros së 25-të të elitës së futbollit rus.
Daku asistoi te goli i barazimit që e realizoi Ruslan Bezrukov në minutën e 25-të.
Përveç se asistoi, reprezentuesi i Shqipërisë u ndëshkua edhe me karton të kuq.
Daku fillimisht në minutën e nëntë u ndëshkua me karton të verdhë kurse në minutën e 90-të ai u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua.
Bashkëlojtari i Dakut, Dardan Shabanhaxhaj, luajti deri në minutën e 57-të.
27-vjeçarin Daku në 22 ndeshjet e zhvilluara deri më tani ka 11 gola dhe tetë asistime.
Rubin Kazani ka 36 pikë dhe renditet në pozitën e tetë.
Dynamo Moska ka dhjetë pikë më shumë në vendin e pestë.