Futboll

Dajaku pritet të zyrtarizohet tek Al Sharjah

Dajaku

Leon Dajaku në fillim të këtij viti u largua nga Hajduku i Splitit pasi nuk ishte pjesë e planeve të trajnerit Gennaro Gattuso.

Ai do ta vazhdojë karrierën në elitën e futbollit të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Kështu ka raportuar të premten mediumi kroat “Germanijak”.

23-vjeçari nuk kishte shfaqur maksimumin në stërvitje dhe kjo ka qenë arsyeja e largimit të tij nga Hajduku, kanë shkruar mediumet kroate.

Al Sharjah është në vendin e dytë në kampionat me 40 pikë, shtatë më pak se Shabab Al Ahli Dubai.

Dajaku ishte afër transferimit te CSKA Sofja sipas mediumeve bullgare, por kjo nuk ka ndodhur.

Dajaku, që luan si sulmues i dytë, ka ndeshje për grupmoshat e Gjermanisë, nga U17 deri në U20.

Ishte te Bayerni, por më pas nuk shfaqi atë që pritej prej tij.