Futboll

Daja i lumtur me titullin e kampionit

Ilir Daja

Trajneri i skuadrës së Ballkanit, Ilir Daja është shprehur i lumtur me suksesin e arritur, dhe ka potencuar se i gjithë ky sukses i takon qytetit të Suharekës, futbollistëve, presidentit dhe stafit.

“Sekreti më i madh i këtij ekipi është investimi që e ka bërë presidenti, janë djemtë që nuk dorëzohen. I gjithë titulli i shkon qytetit tonë, lojtarëve të mi, presidentit dhe stafit tim. Personalisht kam bërë një cikël të jashtëzakonshëm bashkë me gjithë stafin edhe në ëndrrën më të bukur nuk e kishim menduar këtë lloj rrugëtimi me shumë histori qoftë për Suharekën qoftë për futbollin e Kosovës. Bashkë me drejtuesit dhe presidentin do të ulemi dhe do të shohim se çfarë do të jetë projekti për Ballkanin e ardhshëm për të vendosur pastaj se çfarë do të bëjmë”, është shprehur Daja për “ArtMotion” pas ndeshjes.