Futboll

Daja i gëzohet trofeut dhe flet për të ardhmen

Ilir Daja

Trajneri Ilir Daja

Trajneri Ilir Daja i është gëzuar trofeut të radhës të fituar me Ballkanin.

Ballkani me trajnerin Daja e fitoi të mërkurën trofeun e parë të Kupës së Kosovës, pas fitores ndaj Prishtinës në penallti, 4:2. Loja e rregullt dhe vazhdimet u mbyllën 2:2.

“E pranishme në futboll kur je 2:0 në epërsi. Je në gjendje të mirë psikologjike. Por, pastaj Prishtina mori një penallti që nuk dua të flas për të sepse u vendos edhe pas rishikimit të VAR-it. Kur rezultati bëhet 2:1, gjendja psikologjike kthehet në anën tjetër. Ne u desh ta mblidhnim veten, por Prishtina u rikthye. Por, të marrësh një kampionat dhe të luash tre ditë më pas 120 minuta, vetëm lojtarët e mi mund të motivohen dhe të luajnë deri në fund. Në penallti është edhe fati. Duke ditur që është trofeu i parë i Kupës, dua që t’i uroj qytetarët e Suharekës sepse e ndiejmë përkrahjen e tyre në çdo moment. Këto trofe, titullin dhe Kupën i kam fituar para gjashtë vjetësh edhe me Skënderbeun. Përsëritet sërish pas gjashtë vjetësh. Do të gëzohem një herë, e pastaj të shohim se çfarë do të ndodh më pas”, është shprehur Daja për “ArtMotion”.