Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja ka thënë se sipas paraqitjes së lojtarëve në fushë, skuadra e tij meritoi fitoren në ndeshjen kundër Hamrun Spartans.
Ai pret përballje të vështirë edhe në Maltë, por pret nga lojtarët e tij luftë në fushë për të siguruar kalimin në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.
“Është një ekip që kompozuar dhe po t’i referohemi muajit të fundit janë larguar shtatë lojtarë, por po të shkojmë një vit më herët është larguar një formacion prej dhjetë lojtarësh. Sot ne kishim raste për të shënuar gol. Kishim penallti të humbur dhe kundërshtari nuk rrezikoi asnjëherë. Ne si trajnerë kemi për detyrë t’i dërgojmë tek zona e golit, pastaj zgjedhjet i kanë vetë futbollistët dhe aty duket krijimtaria e lojtarit. Por kemi ndryshime në krahasim me kundërshtarin ekipit të Andorrës në fushën tonë. Ishte niveli më i lartë në këtë ndeshje. E kemi të vështirë, por do të luftojmë për t’u kualifikuar. Një ndeshje e mirë mbahet mend vetëm një javë, por rezultati është ai që vlen shumë. Kemi gjasa 50 me 50. Nëse luajmë me njëjtin seriozitet besoj që i kemi gjasat e barabarta me kundërshtarin. Do të tentojmë të arrijmë rezultat që na dërgon tutje”, ka thënë Daja.
Ndeshja kthyese luhet pas një jave në Maltë.