Juan Cuadrado i është bashkuar skuadrës së Atalantas, ka njoftuar klubi italian të hënën. 36-vjeçari i është bashkuar Atalantas si lojtar i lirë. Ai së fundi ishte pjesë e Interit, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Juventusi, Chelsea e Fiorentina. Cuadrado ka fituar gjashtë tituj, katër Kupa dhe tri Superkupa të Italisë si dhe një titull në Premier League të Anglisë.
Tek Atalanta do të paraqitet gjatë edicionit aktual të Serie A.
Cuadrado është pjesë e Kolumbisë nga vitit 2010. Ka shënuar dhjetë gola në 116 paraqitje.