Chelsea e ka mësuar kundërshtarin për raundin e 1/8 së finales në Ligën e Konferencës.
Dhe kundërshtari i radhës për skuadrën londineze do të jetë Copenhageni i Danimarkës, skuadër te e cila aktivizohet portieri Diant Ramaj.
“Blutë” ishin lider dhe pa konkurrencë në fazën e ligës në garën e tretë më të rëndësishme të UEFA-s.
I kishte gjashtë fitore me plot 26 gola të realizuar.
Dhe tani është prej pretendentëve kryesorë për ta ngritur lartë trofeun e kësaj gare.
Triumfi i mundshëm në Wroclaw të Polonisë, do ta ndalte ecurinë e katër vjetëve pa fituar trofe.
Chelsea do të bëhej fituesi i katërt i kësaj gare pas Romës, Ëest Ham Unitedit dhe Olympiacosit.
Çiftet e tjera të 1/8 së finales në Ligën e Konferencës janë Real Betis – Vitoria, Jagiellonia – Cercle Brugge, Celje – Lugano, Panathinaikos – Fiorentina, Molde – Legia, Pafos – Djurgarden dhe Borci i Banjallukës që përballet me Rapidin e Vjenës.
