Antonio Conte është trajner i ri i Napolit, kampionit të Italisë nga viti i kaluar. Marrëveshja është firmosur të mërkurën, ndërsa tekniku i njohur do të jetë në krye të skuadrës deri më 30 qershor të vitit 2027.
Pjesë e Napolit është kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani.
“Jam shumë krenar që trajner i ri i Napolit është Antonio Conte. Është top-trajner, lider, me të cilin jam i sigurt që rithemelimi mund të filloi, pas kompletimit të ciklit që na dërgoi te titulli në Serie A dhe shumë edicioneve në krye të futbollit italian. Sot nis një kapitull i rëndësishëm në histori të Napolit”, ka thënë presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis.
Conte po ashtu është shprehur i lumtur. Ai bëri një premtim.
“Napoli është vend me rëndësi globale. Jam i lumtur dhe i entuziazmuar nga ideja për t’u ulur në stolin e kaltër. Mund të premtoj një gjë: do të bëj çdo gjë për ta rritur ekipin dhe klubin. Përkshtimi im, së bashku me stafin, do të jetë i plotë”, ka thënë Conte.
54-vjeçari ishte ikonë e Juventusit si futbollist. Si trajner ka drejtuar Arezzon, Barin, Atalantan, Sienan, Juventusin, Chelsean, Interin, Tottenhamin dhe përfaqësuesen e Italisë.
Ka fituar trofe me Juventusin, Chelsean dhe Interin, ndërsa është prej trajnerëve më të vlerësuar italianë.
Napoli në edicionin e kaluar kishte telashe të shumta me trajnerë. Me Conten synon kthimin në majën e futbollit në Itali.