Roma të dielën e ndali serinë prej shtatë fitoreve rresht të Napolit.
Në kuadër të xhiros së 23-të të Serie A, Roma barazoi 1:1 me Napolin.
Trajneri i Napolit, Antonio Conte, deklaroi se barazimi me ekipin kryeqytetas nuk është rezultat i keq.
“Një barazim kundër Romës nuk është rezultat i keq, ndërsa të shohësh Romën duke e festuar aq shumë golin e barazimit do të thotë gjithashtu se ne po bëjmë diçka të rëndësishme. Këto gjëra ndodhin. Ne do të vazhdojmë, jemi të kënaqur me atë që po bëjmë dhe përmirësimin gradual. Duhet të mësojmë se detajet bëjnë diferencën dhe duhet të punojmë për të mësuar nga kjo”, ka thënë Conte, shkruan të hënën “Reuters”.
Napoli pas 23 ndeshjeve të luajtura këtë edicion në elitën e futbollit italian ka 54 pikë dhe e mban pozitën e parë.
Interi me një ndeshje më pak të luajtur ka 51 pikë në vendin e dytë.
Roma renditet në pozitën e nëntë me 31 pikë.