Futboll

Conte analizon 100 ditët te Napoli

Antonio Conte

Antonio Conte

Antonio Conte ka folur për 100 ditët e para në postin e trajnerit të skuadrës së Napolit. Në katër ndeshjet e para me Conten, Napoli ka shënuar tri fitore dhe ka pësuar një humbje. 

Conte te Napoli e zëvendësoi Francessco Calzonan. 

“Ne kemi punuar në fushë, por kemi punuar shumë edhe jashtë saj. Ne punuam shumë, jam i kënaqur. Këto 100 ditë na e kanë dhënë një drejtim. E di se çfarë më pret, por arma ime e vetme është puna. Është një përgjegjësi, nuk i shmangem, por e jetoj në një mënyrë të qetë. Pres vazhdimësi të formës së mirë dhe rezultateve nga skuadra”, ka thënë Conte në konferencë për shtyp. 

Napoli të dielën do të takohet me Cagliarin në kuadër të javës së katërt në Serie A.